Një hipopotam i zemëruar ka ndjekur një skaf me turistë duke i detyruar ata që të largoheshin nga territori i tij në Liqenin Victoria, Kenia.
Pamjet tregojnë katër hipopotamë duke shijuar me qetësi ujin, ndërsa mjeti lundrues afrohet pranë tyre. Në këto momenti njëri prej tyre revoltohet, lëshon një tingull dhe fillon të ndjekë skafin.
Pamjet tregojnë hipopotamin duke rrëshqitur nëpër ujë, ndërsa turistët e shokuar largohen të frikësuar. (A2 Televizion)