Interi rikthehet te fitorja në Champions League dhe e bën këtë në mënyrë bindëse. Skuadra zikaltër triumfon 3-0 në transfertën ndaj Feyenoordit, në një mbrëmje ku tregoi efikasitet dhe siguri në lojë.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për italianët. Yann Bisseck zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të, me një goditje të bukur nga distanca, duke i dhënë Interit avantazhin e lojës shumë herët, shkruan A2.
Para pushimit erdhi edhe goli i dytë. Pio Esposito realizoi me kokë, duke e bërë edhe më të vështirë misionin e skuadrës holandeze.
Në pjesën e dytë, Piotr Zielinski vulosi gjithçka me një tjetër goditje nga distanca, duke fiksuar rezultatin 3-0. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e Cristian Chivu, që merr tri pikë në një transfertë aspak të lehtë dhe mban gjallë objektivin për një vend mes tetë skuadrave të para cfarë do i siguronte një biletë direkte në fazën e 1/8 të këtij kompeticioni. (A2 Televizion)