Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 12:43 | Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të jenë në fuqi nga ora 14:00 e datës së sotme.

Sipas vendimit nafta është ulur me dy lekë dhe do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 216 ndryshe nga 4 ditë më parë ku shitej 218 lekë lekë për litër, ndërsa me shumicë është 204 lekë. Çmimi i benzinës do të jetë jo më shumë se 172 lekë për litër me pakicë dhe 160 lekë me shumicë.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e radhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë   4  Nëntor 2026, vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  204lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

????️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 4 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos