Bayern Munich konfirmon ambiciet në Champions League, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Atletico Madridit. Bavarezët triumfuan 2-0 në stadiumin Metropolitano, në një ndeshje ku dominimi i tyre u shpërblye në pjesën e dytë.
Pas një 45-minutëshi të parë pa gola, ishte talenti 18-vjeçar Lennart Karl ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t. Një gabim në mbrojtjen e madrilenëve u shfrytëzua menjëherë nga sulmuesi i ri, i cili mposhti Oblak me një parabolë të bukur, shkruan A2.
Atletico u përpoq të reagonte, por Bayern goditi sërish në minutën e 74-t. Konrad Laimer realizoi golin e dytë, pas një aksioni të nisur nga Harry Kane.
Një fitore me vlerë të madhe për skuadrën gjermane, që tregon se mbetet një prej forcave kryesore të këtij edicioni europian. (A2 Televizion)