Champions League/ Sot emocione të tjera, Real, City dhe Liverpool në fushë

Nga Dea Kozma
4 Nëntor 2026, 12:21 | Futboll

Nëntë ndeshje, shumë histori dhe disa përballje që premtojnë spektakël. Champions League luan sot ndeshjet e katërta të fazës së ligës, me Real Madridin dhe Liverpoolin që zbresin në fushë që në orën 18:45, ndërsa në orën 21:00 radha u vjen Manchester Cityt, Arsenalit, Napolit dhe Borussia Dortmundit.

Përballja më intriguese e mbrëmjes së parë është Fenerbahçe–Liverpool. Turqit kërkojnë të ndërpresin një seri prej dhjetë ndeshjesh pa fitore në fazën kryesore të Champions League. Por edhe Liverpooli ka një statistikë interesante: nuk ka barazuar në 46 ndeshjet e fundit europiane, me 32 fitore dhe 14 humbje, shkruan A2.

Në Greqi, Real Madridi përballet me AEK-un. Madrilenët kanë fituar vetëm një nga tetë transfertat e tyre europiane në Greqi, ndërsa AEK-u nuk është mundur në dy ndeshjet që ka zhvilluar në shtëpi ndaj Realit.

Në orën 21:00, Manchester City udhëton në Leipzig. Gjermanët kanë fituar dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi, por përballë kanë një kundërshtar që ka fituar katër nga gjashtë përballjet e mëparshme direkte.

Ndërkohë, Arsenali kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive në Pragë, ndaj Slavia-s, ndërsa Porto dhe Napoli përballen në një duel mes dy skuadrave me ambicie të mëdha europiane.

Një mbrëmje ku gabimet mund të kushtojnë shumë, pasi gara për tetë vendet e para po bëhet gjithnjë e më e fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos