
Elona Hodaj është titullari i tretë i Agjencisë Rajonale të Kadastrës së Vlorës që jep dorëheqjen brenda një muaji. Shkak është bërë një dosje pronësie në Jal të Himarës.
Pronësia e truallit është fituar me vendim të formës së prerë të gjykatës se Apelit në Vlorë më datë 12 shkurt 2019 nga katër bashkëpronar familja Gjokaj, Jahaj , Xhyheri dhe Kaporaj. Gjatë procesit është vërtetuar ndër të tjera se pretendentët përballë tyre kanë depozituar dokumente pronësie të falsifikuara. Ndaj, pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, ASHK ka regjistruar pronën.
Ngërçi është krijuar kur pala tjetër, e cila pretendon pronësinë e saj, në masë mbi 70 % të pronës është ndërtuar edhe një objekt, ndërsa me një vendim të gjykatës së lartë numër 246, datë 23.04.2019 është kërkuar bllokimi provizor i pasurisë tashmë të regjistruar. Deri më tani, në rokadë janë ndërruar tre drejtorë nga të cilët për shkak të presioneve të situatës, janë dorëhequr me motivacionin e arsyeve personale.
I kontaktuar nga A2, avokati Geron Gumbardhi i familjes Gjoka, pritet të depozitojë në Prokurori një kallëzim penal ndaj Alban Xhillarit, që sipas tij, kanë përvetësuar tokat e Jalës pa asnjë dokument dhe mbështeten nga shteti. (A2 Televizion)