Shifrat shqetësuese të Institutit të Statistikave që dëshmojnë se 90% e familjeve shqiptare jetojnë për t’u ushqyer konfirmohen edhe nga vetë ato. Kryefamiljarët tregojnë se pavarësisht se punojnë, të ardhurat që sigurojnë janë të ulëta dhe ato shkojnë kryesisht për ushqim dhe për shpenzime të tjera emergjente, si arsimimi i fëmijëve. Statistikat e detajuara të INSTAT tregojnë se pas ushqimit, familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për qira, ujë dhe drita, pasuar nga grupi transport dhe shëndet. Për arsimin shpenzohet vetëm 3% e buxhetit mujor. (A2 Televizion)
Histori personale, qytetarët tregojnë si e përdorin buxhetin mujor
