
Holanda ndërpret zyrtarisht sezonin 2019/20 të futbollit, prej pandemisë koronavirus. Federata njoftoi se ky edicion i Eredivisie do të anulohet plotësisht dhe titulli kampion nuk do të jepet për asnjë skuadër.
Vendimi u mor vetëm pak ditë pasi qeveria në Vendet e Ulëta njoftoi se prej emergjencës shëndetësore, çdo aktivitet sportiv do të anulohet deri në datën 1 shtator. Përpos faktit që nuk do të ketë kampion, anulimi bën që për këtë sezon të mos ketë as rënie apo ngjitje nga kategoria.
Pezullimi i të gjithë sezonit është një masë drastike, e cila u lehtësua disi nga vendimi i UEFA-s se edhe vendet që e kanë të pamundur ta mbyllin sezonin në fushë nuk do të përjashtohen nga kupat e Evropës. Kushti është që për pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare, do të merret parasysh renditja aktuale. Bazuar në klasifikimin ky kampionati u ndërpre, Holanda ka dorëzuar edhe listën për ekipet që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Champions dhe Europa League.
Champions League
Faza e grupeve: Ajax
Faza kualifikuese: AZ Alkmaar
Europa League
Faza e grupeve: Feyenoord
Faza kualifikuese: PSV dhe Willem II. (A2 Televizion)