
Solistët, Ansambli Popullor, Kuarteti I Harqeve, si dhe trupa e baletit u bënë bashkë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për një mbrëmje homazh në nderim të atyre që humbën jetën në tragjedinë e 6 shkurtit në Turqi e Siri.
Në programin e kësaj mbrëmjeje u zgjodhën materiale artistike nga “intermezzo e deri te” gjeneral Gramafoni” që u interpretuan nga orkestra e këtij institucioni. Baritoni Artur Vera, dhe pianistja Herta Cane kanë përcjellë “Ah,per sempre” nga Vincenzo Bellini, ndërsa balerinët Adela Muçollari dhe Enea Qirici, sollën “La fida ninfa” të Vivaldit.
në skenë mesazhet mbërritën edhe nga drejtoresha e këtij institucioni Abigela Voshtina që nuk harroi të kujtonte edhe sensibilizimin e Turqisë ditët kur Shqipëria vijonte betejën e saj nën rrënoja.
“Jemi mbledhur sot, për te shprehur secili nga ne solidaritetin dhe dhembshurinë për situatën tragjike qe Turqia po kalon në këto momente. E kush më mirë se populli shqiptar mund ta kuptojë këtë gjë, i cili në 2019-n pati një termet që drodhi themelet e saj dhe rrënjët shpirtërore të tij. Si në ato momente kur populli dhe Qeveria Turke na u gjend pranë, ashtu edhe ne, në bazë të muzikës, e cila shpreh ndjenjat më të pastra dhe më të bukura humane, jemi krah popullit turk sot. Pra lutemi përmes performancave të Ansamblit, kuartetit dhe trupave të artistëve të TKOB-së, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta!”
Abigeila Voshtina Drejtoresha e TKOB
Dita e hënë u shpall ditë zie nga qeveria shqiptare, flamujt kombëtarë ishin ulur gjysmështizë, ndërsa jo pak qytetarë ndezën qirinj në nder të atyre që humbën jetën nga tërmeti i 6 shkurtit. (A2 Televizion)