Protesta e opozitës përpara Parlamentit, dy të arrestuar, një i mitur i proceduar dhe një në kërkim

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 09:55 | Aktualitet
Protesta e opozitës përpara Parlamentit, dy të arrestuar,

Dy persona janë vënë në pranga, një është proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas protestës së mbajtur nga opozita pasditen e së hënës përballë Kuvendit.

Bëhet e ditur se në pranga u vunë J. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili njoftohet se ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Krujë dhe D. P., 19 vjeç, banues në Thumanë.

Po ashtu, në gjendje të lirë është proceduar për shkak të moshës një 16-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim një 30-vjecar.

Sipas policisë, këta qytetarë gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur flakadanë dhe kapsolla në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë.

Si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/13/protesta-e-pd-ne-kuvend-shashka-e-tensione-mes-demokrateve-dhe-kordonit-te-policise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos