Nuk kanë munguar as këtë të dielë protestat në rrugët e Hong Kongut. Janë manifestime që njihen si “demonstratat e fundjavës” që kanë filluar prej muajsh dhe për çdo herë shoqërohen me incidente jo pak të rënda.
Ditën e sotme, protestuesit zaptuan edhe qendrat tregtare, duke shkuar deri në konflikte te dhunshme, ku nuk kursyen as politikanët që kanë hasur aty.
Pasi e kanë parë të kalojë pranë tyre, një grup protestuesish, kanë rrahur barbarisht, e kanë zhveshur dhe më pas i kanë kafshuar veshin një këshilltari partiak, por dhuna ka vijuar më pas edhe me sende të ftohta.
Policia, përmes një njoftimi, bëri të ditur se përveç zyrtarit, kanë mbetur të lënduar edhe 6 persona të tjerë.
(A2 Televizion)