Hong Kongu në zgjedhje, radhë të gjata në testin për shefen ekzekutive Carrie Lam

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 09:16 | Bota
Hong Kongu në zgjedhje, radhë të gjata në testin për

Një numër rekord qytetarësh në Hong Kong kanë dalë për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet për caktimin e këshillit të ri të distriktit. Në mesditë, numri i votuesve i kaloi dhe pjesëmarrësit në zgjedhjet e vitit 2015 duke treguar një interes të madh të qytetarëve për të treguar mendimin e tyre në këtë votim që shihet si test për shefen ekzekutive të vendit Carrie Lam.

Grupet pro demokracisë shpresojnë se ky votim do të dërgojë një mesazh shumë të qartë në qeverinë kineze pas 5 muajsh protesta të dhunshme. Radhë të gjata u panë në rrugët e Hong Kongut që në orët e para të së dielës, të shoqëruara me frikën se mos autoritetet mbyllnin qendrat e votimit nëse shpërthente dhuna. Për të shmangur skenarë të tilla aktivistët bënë thirrje për qetësi dhe deri tani nuk është shënuar asnjë problem.

Në zgjedhjet e sotme kanë të drejtë vote 4.1 milionë persona të cilët do zgjedhin 400 këshilltarë në këshillin e distriktit të Hong Kongut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos