Policët përfshihen nga flakët, vijojnë protestat e dhunshme në Kili

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 13:55 | Bota

Policët në Kili u përfshinë nga flakët gjatë protestës së radhës.

Protestuesit lëshuan bomba molotov në drejtim të tyre në Plaza Italia, qendra e protestave në kryeqytetin Santiago, që deri tani ka shënuar 24 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Ndërkohë, policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Protestat nisën pasi qeveria njoftoi një rritje të biletave të metrosë. Me kalimin e ditëve, protesta u kthye në një lëvizje kombëtare pa udhëheqës që kërkon tashmë arsim më të mirë, përmirësim të shërbimit shëndetësor dhe barazi ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos