
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsërit se dialogu teknik me Serbinë ka përfunduar.
“Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje”, shkruan shefi i qeverisë në një status në Facebook, teksa komenton bisedimet që mbahen sot në Bruksel mes delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit.
Hoti i përgjigjet kritikëve, që e konsiderojnë të nxituar rifillimin e dialogut, duke thënë se qasja refuzuese ndaj miqve të Kosovës ka izoluar vendin. “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, nënvizon ai.
Gjithashtu, ai thekson se në negociatat për marrëveshjen finale me Serbinë po ushtron vetëm autorizimet kushtetuese, ndërsa pohon se po koordinon agjendën shtetërore të Kosovës me drejtuesit e institucioneve, partnerët e koalicionit dhe opozitën. (A2 Televizion)