Koronavirusi në Kosovë, 8 të vdekur dhe 181 raste të reja

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 15:37 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 8 të vdekur dhe 181 raste të reja

Vijon gjendja e rënduar nga koronavirusi në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë kryer 420 testime, prej të cilave kanë rezultuar 181 raste pozitive, ndërsa numri total i rasteve të konfirmuara është 6467.

Fatkeqësisht, 8 persona kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar në 158 numrin total të viktimave nga koronavirusi në vend. Sipas informacioneve nga autoritetet shëndetësore në Kosovë, 136 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, 2804 në total. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos