Shtohen rastet e reja me koronavirus në Kosovë, 4 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 18:30 | Kosova
Shtohen rastet e reja me koronavirus në Kosovë, 4 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe 4 persona të tjerë të prekur me koronavirus, duke e çuar në 139 numrin e pacientëve që kanë humbur betejën me Covid-19.

Shqetësues mbetet fakti i rritjes sërish të rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit, nga 485 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 142 persona, ndërsa të dielën rezultuan pozitivë 118 persona.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se janë shëruar 101 persona, duke e çuar në 3069 numrin total të të shëruarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos