
Pas marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Uashington me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se kjo marrëveshje është një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjeve reciproke.
“Ta shohim këtë marrëveshje si hap të madh drejt marrëveshjes së madhe me njohje reciproke. Kjo marrëveshje nuk është vetëm e kësaj qeverie, por është marrëveshje e popullit të Kosovës”, u shpreh Hoti.
Më tej, ai u pyet edhe për Minishengenin Ballkanik, për të cilin tha se i është kërkuar nga Trump që Kosova të jetë pjesë. “Sa i përket Minishengenit, ne besojmë se destinacioni jonë përfundimtar është integrimi në BE dhe liberalizimi i vizave. Na është kërkuar nga Trump që të bëhemi pjesë e kësaj nisme dhe ne e kemi pranuar”, tha Hoti.
Kryeministri i Kosovës theksoi se marrëveshja nuk kërkon ratifikim në Kuvend. (A2 Televizion)