Një kampion norvegjez i hedhjes me ski ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në Botërorin e kësaj disipline, që po zhvillohet në Slloveni.
27-vjeçari Daniel-Andre Tande, i cili ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën Dimërore të vitit 2018, humbi kontrollin në ajër dhe u përplas dhunshëm në tokë, duke u rrotulluar deri në fundin e pistës, pa ndjenja.
Stafi i ekipit norvegjez bëri me dije se Tande u fut në koma të induktuar, përpara se të dërgohej me helikopter në spitalin e Ljubjanës.
Mjekët thanë se skiatori ka pësuar frakturë në shpatull dhe shtuan se dëmtimet nuk i rrezikojnë jetën. (A2 Televizion)
Daniel-Andre Tande