Kombëtarja bëri detyrën ndaj Andorrës, por loja la shumë për të dëshiruar. Mungesa e organizimit dhe ideve bëri që skuadra të dukej apatike në pjesën më të madhe të lojës.
Mungonte konfidenca mes reparteve dhe raportimi i veprimeve sulmuese ishte i kushtëzuar. Mesfusha nuk gjeneroi veprimet e duhura, duke bërë që të prodhohen pak raste.

Berisha 6 - Tregoi siguri, edhe pse nuk u vu shumë në vështirësi nga kundërshtari 
Gjimshiti 6.5 - Me shumë pjekuri dhe nuhatje të mirë në veprimet neutralizuese ndaj kundërshtarit 
Kumbulla 6.5 - I kujdesshëm, i koordinuar dhe me një bashkëveprim të saktë me pjesën tjetër të repartit 
Ismajli 6.5 - Ka fiituar pjekurinë dhe eksperiencën për të qenë forcë e repartit mbrojtës 
Hysaj 6 - Kryen një volum të madh loje dhe duket se ka një prirje të luajë më shumë në pjesën sulmuese 
Lenjani 6.5 - Kthehet tek goli pas pothuajse 7 vjetësh, kur shënoi ndaj Danimarkës 
Memushaj 5 - Shumë gabime në pasim dhe pak veprime të koordinuara me mesfushorët e tjerë 
Gjasula 5 - Lojë shumë e rëndë dhe pak fantazi, nuk e gjeti pothuaj fare ritmin e lojës 
Bare 5.5 - Krijoi volum, por pa shumë mbështetje dhe mbi të gjitha pa gjetur dot pikat e komunikimit 
Cikalleshi 5 - Mbeti i izoluar në pjesën më të madhe lojës, ne mungesë të një komunikimi me mesfushën 
Manaj 5 - Pak shfaqje dhe bashkëveprim. U mbulua me shumë kujdes 
Reja 6 - Pikët më të rëndësishme, ndërkohë që skuadra nuk prodhoi lojën, duke treguar se ka humbur harmoninë e ndeshjeve të shkuara 
Laçi - 6 
Uzuni - 6 
Roshi - 6 
Broja - 6
(A2 Televizion)
