Humbi luftën, por fiton zgjedhjet, rizgjidhet kryeministri armen

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 10:45 | Bota
Humbi luftën, por fiton zgjedhjet, rizgjidhet kryeministri armen

Nuk ishte i mirëqenë rezultati, ende paraprak i zgjedhjeve në Armeni. Ish-vendi sovjetik, edhe pse zyrtarisht firmosi një marrëveshje në nëntorin e kaluar, praktikisht humbi në mënyrë të dukshme luftën disajavore me Azerbajxhanin, për kontrollin e provincës së Nagorno-Karabak.

Mijëra protestues manifestuan ditët pas marrëveshjes në rrugët e kryeqytetit Jerevan, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Nikol Pachinian.

Për këtë arsye, vetë Pachinian vendosi zgjedhje të parakohshme, si test ndaj popullaritetit të tij të rrezikuar nga turpërimi ushtarak.

https://a2news.com/2021/05/28/paqja-midis-armenise-dhe-azerbajxhanit-ne-fije-te-perit-vriten-dhe-kapen-rob-ushtaret/

Por sipas të dhënave paraprake, partia e tij Kontrata Civile ka dominuar zgjedhjet me 58% të votave, ndërkohë që rivali i tij, ish presidenti Robert Kocharyan, nuk ka kaluar 21% të votave.

Ndërkohë që kryeministri Pachinian shihet si një reformist që ka premtuar luftë ndaj korrupsionit dhe një forcim të marrëdhënieve me vendet perëndimore, ish-presidenti Kocharya, që ka drejtuar vendin nga viti 1998 deri në 2008, njihet si mik i mirë i liderit rus Vladimir Putin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/01/kerkohet-doreheqja-e-kryeministrit-protestuesit-pushtojne-godinat-qeveritare-ne-armeni/

A2 CNN Livestream

Latest Videos