Humbi ndaj Real Madrid, Klopp bën parashikimin për finalen e ardhshme të Champions

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 08:46 | Futboll
Humbi ndaj Real Madrid, Klopp bën parashikimin për finalen e ardhshme

Liverpool humbi 1-0 ndaj Real Madrid në finalen e Champions League dhe për trajnerin e skuadrës angleze, Jurgen Klopp, kjo ishte finalja e tretë e humbur në karrierë.

Pavarësisht kësaj, gjermani nuk dorëzohet dhe pasi analizon rezultatin, premton se me Liverpoolin e tij do të jetë i pranishëm në finalen e radhës.

https://a2news.com/2022/05/28/real-madrid-triumfon-per-here-te-14-ne-champions-league/

“Nuk është një rezultat i pabesueshëm, është një rezultat normal në një ndeshje futbolli. Kemi pasur më shumë raste dhe kemi goditur shumë herë në portë, por statistika kryesore është në favor të Realit. Reali shënoi një gol, ndërsa ne jo. Fatkeqësisht, është shumë e thjeshtë dhe shumë e vështirë për t’u pranuar, por duhet ta respektojmë verdiktin e fushës. Në krahasim me humbjen në finalen e vitit 2018, shoh që kam një skuadër shumë të fortë dhe do të kthehemi prapë në finale. Ajo e radhës do të jetë në Stamboll dhe ne do të prenotojmë që tani hotelin”, tha Klopp. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/29/ancelotti-shkruan-historine-me-champions-in-e-radhes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos