Humbi ndjenjat nga fshikullimi me thupër, gruaja kishte kryer marrëdhënie seksuale përpara martesës

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 11:28 | Bota

Një video horror është publikuar së fundmi në internet ku shfaqet një grua e cila humb ndjenjat pasi u fshikullua 100 herë me thupër pasi kishte shkelur ligjin e Sharias.

Në video shfaqet gruaja nga Indonezia që merr ndëshkimin e saj pasi kishte bërë seks përpara martesës, diçka që nuk lejohet në vendin me shumicë myslimane.

Ngjarja u regjistrua në qytetin Lhokseumawe dhe të njëjtin dënim e pësoi dhe partneri i saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos