Hyjnë për të grabitur, hajdutët plagosin dy pjesëtarë të një familje

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 21:20 | Kronikë
Hyjnë për të grabitur, hajdutët plagosin dy

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ky dy pjesëtarë të një familje mbetën të lënduar nga persona të paidentifikuar që iu hynë në shtëpi.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 3 persona të paidentifikuar hynë në banesën e B.G. në Karpen të Kavajës dhe aty hasën në rezistencën e familjarëve. Për pasojë mbetën të lënduar A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën

Autorët nuk kanë marrë gjë në banesë dhe janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona për kapjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos