
Një 30 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi ra nga kati i dytë i një pallati në Vercelli, ku kishte hyrë për të vjedhur.
Viktima së bashku me një person tjetër u larguan me shpejtësi sapo panë policinë, por fati nuk ishte me ta. 30 vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ra nga një lartësi prej 9 metrash dhe goditja që mori ishte shumë e rëndë. Ai ndërroi jetë ndërsa po transportohej me helikopter drejt spitalit.
Alarmi u dha nga fqinjët e shtëpisë ku shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij kishin hyrë për të vjedhur, pasi u trembën nga zhurmat. (A2 Televizion)