Shfrytëzonte për prostitucion dy vajza, arrestohet 28-vjeçari

Nga A2 CNN
7 Gusht 2020, 10:45 | Kronikë
Shfrytëzonte për prostitucion dy vajza, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar nga Korça, është vënë në pranga pasi shfrytëzonte për prostitucion dy vajza, njëra prej tyre e mitur.

Sipas Policisë, i arrestuari, i inicialet M.M, banues në Korçë, i shfrytëzonte vajzat në qytete të ndryshme si Korça, Tirana dhe Saranda. Njëra prej vajzave ishte 18-vjeç ndërsa tjetra, që ishte edhe bashkëjetuesja e tij, ishte vetëm 17 vjeç, sipas Policisë. Autoritetet thanë gjithashtu se ai përdorte 18-vjeçaren edhe për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Mbi të riun rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos