Në shumë ndeshje të Serie A, Elseid Hysaj ka qëndruar në stol në këtë sezon nën urdhrat e Carlo Ancelottit dhe para tij është preferuar francezi Kevin Malcuit.

Por pas dy ndeshjeve zhgënjyese ndaj Milanit në kupë dhe kampionat, Ancelotti vendosi të ulë në stol francezin dhe të rikthejë në formacion Elseid Hysajn, lëvizje e cila duket se dha efekt.
Napoli triumfoi 3-0 ndaj Sampdorias, duke u rikthyer bindshëm. Mbrojtja e Napolit në këtë ndeshje arriti të ndalë edhe Quagliarella, sulmuesin e Sampdorias, i cili kishte realizuar në 11 ndeshje radhazi.
Por Hysaj dhe Kevin Malcuit duket se nuk kanë aspak “konflikt” me njëri-tjetrin, madje janë miq të mirë.
Këtë e vërtetoi pikërisht mbrojtësi francez, i cili reagoi duke pëlqyer postimin e A2CNN në “Twitter” me titull: “Hysaj në formacion, Napoli gëzon Batistutën”. (A2 Televizion)
