I acaruar nga zhurma e tifozëve, pronari i shtëpisë ndërpret ndeshjen e futbollit

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 10:47 | Futboll
I acaruar nga zhurma e tifozëve, pronari i shtëpisë ndërpret

Momente gazmore janë regjistruar gjatë një ndeshje futbolli të kategorisë amatore në Holandë, kur një person që jetonte pranë fushës, hyri brenda saj me një motor duke e ndërprerë takimin për disa minuta.

Gjithçka ndodhi pasditen e së dielës kur ekipi vendas i Veenhuizen po përballej me Vitesse '63, një sfidë tepër e rëndësishme për mbijetesën në këtë kategori.

Sipas të dhënave paraprake, “fqinji” një ish-lojtar i ekipit vendas ishte bezdisur nga fishekzjarrët e tifozëve dhe për këtë arsye kishte vendosur të bënte drejtësi.

Pasi u konfrontua me trajnerin, ai më pas me motor hyri në barin e gjelbër për t’u përplasur dhe me lojtarët vendas, të cilët e humbën më pas këtë takim me rezultatin 3-0.

Presidenti i klubit deklaroi se e njihte personin që ndërmori këtë akt dhe shtoi se do të bëjë më shumë për të mos lejuar që ngjarje të tilla të përsëriten. (A2 Televizion)

https://twitter.com/DannyBlom/status/1637736970074963969

A2 CNN Livestream

Latest Videos