
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar liroi nga qelia Florian Ahmetajn, ish-shefin e logjistikës së burgut 313, i akuzuar për "korrupsion".
Më herët, e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut, Eduart Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.
Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan.
Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. (A2 Televizion)