I arrestuar në Shqipëri për vjedhjen e 140 milionë dollarëve, kinezi kundërshton ekstradimin në vendlindje

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 10:19 | Kronikë
I arrestuar në Shqipëri për vjedhjen e 140 milionë

Liangbin Chen, kinezi i liruar nga Gjykata e Tiranës pak ditë më parë, do të kundërshtojë ekstradimin drejt Kinës bazuar në një vendim të Parlamentit Europian, i cili më 9 qershor 2022 ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong-Kongun.

Chen ka hequr dorë nga shtetësia kineze që nga viti 2018 dhe mban pasaportë kamboxhiane. Chen ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi” prej së premtes dhe është vendosur në një banesë në Lundër. Lirimi i tij, duke e kaluar në masën “arrest në shtëpi” u bë bazuar në një akt-ekspertimi mjekësor, sipas të cilit, qëndrimi në qeli i rrezikonte jetën. Shtetasi kinez ka një problem në tru që nuk mund të trajtohet në kushtet e paraburgimit, por kërkon “mjekim intensiv nga specialistët e fushës”.

Chen u arrestua në Shqipëri në korrik të këtij viti për llogari të autoriteteve kineze. Sipas tyre, ai ka vjedhur 140 milionë dollarë përmes mashtrimit kompjuterik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos