
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vënë në ndjekje të dy të rinjve mbrëmjen e së dielës pasi ishin duke transportuar emigrantë sirianë.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se në aksin Vlorë-Babicë, një automjet nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë, ndërsa më pas është braktisur. Policia ka kapur 8 emigrantë sirianë, ndërsa dy të rinj shqiptarë kanë arritur të largohen.
Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po punojnë për arrestimin e tyre. (A2 Televizion)