I biri në gjyq me asistentin e saj, ku u zhduk pasuria e yllit italian?

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 16:50 | Showbiz

Beteja për trashëgiminë e aktores së njohur italiane Gina Lollobrigida ka marrë një kthesë misterioze pasi 9 milionë euro nga pasuria e saj janë zhdukur.

Lollobrigida, e cila në vitet ’60 është cilësuar si gruaja më e bukur në botë dhe ka pasur role kryesore në një sërë filmash, u nda nga jeta më 16 janar, në moshën 95-vjeçare.

Në testament, ylli italian i filmave e ndau pasurinë e saj mes djalit 66-vjeçar, Milko Skofic Jr dhe asistentit të saj 35-vjeçar Andrea Piazzolla i cili u kujdes për Lollobrigida-in në vitet e saj të fundit.

Megjithatë, situata është tensionuar pasi familja e Lollobrigida-s e akuzon asistentin e 95-vjeçares se e ka manipuluar për t’i lënë gjysmën e pasurisë.

Situata u përkeqësua pasi autoritetet italiane kryen një inventar të pasurisë së aktores dhe zbuluan që mungonin 9 milionë euro asete.

Besohet se pasuria e saj që dikur vlente miliona euro, tani kanë një vlerë prej 500 mijë eurosh.

Në vitet e fundit të jetës së saj, Lollobrigida mori masa ligjore ndaj Skofic Jr, të cilin e akuzon se e “ka turpëruar dhe se i ka cënuar të drejtën e saj për t’u plakur pa u grabitur.”

Por, Skofic Jr, bashkë me djalin e tij Dimitri Skovic, pretendojnë se, aktorja u mashtrua nga asistenti i saj i ri Piazzola, të cilit më pas ajo i la një pjesë të pasurisë duke lënë jashtë anëtarë më të rëndësishëm të familjes apo miq të afërt.

Tashmë një gjykatë në Romë do të vendosë më 7 qershor nëse 95-vjeçarja ka qenë e kthjellët mendërisht në momentin që i ka kaluar një pjesë të pasurisë së saj asistentit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/16/ndahet-nga-jeta-ne-moshen-95-vjecare-aktorja-italiane-gina-lollobrigida/

A2 CNN Livestream

Latest Videos