
Drejtori i një shkolle në SHBA u gjend përballë një ariu të zi të hënën e 1 majit, teksa po përpiqej të hapte një kazan plehrash. Pamjet nga kamerat e sigurisë së shkollës treguan momentin kur drejtori James Marsh, përpiqet të hapë kazanin, kur prej aty del një ari. Nga takimi i papritur nuk u tremb vetëm drejtori, por edhe ariu, që ia mbathi me të katra në drejtim të kundërt. (A2 Televizion)