
Producenti hollivudian Harvey Weinstein, i dënuar me 23 vite burg për përdhunim dhe sulm seksual, është sëmurë dhe shëndeti i tij po monitorohet nga afër.
Lajmi u bë me dije nga përfaqësuesi i tij, që nuk konfirmoi nëse Weinstein kishte koronavirus apo jo. Shëndeti i Weinstein ishte në fokus edhe gjatë gjykimit të tij. Avokatët e tij i thanë gjykatësit se për producentin një burgim i gjatë do të ishte si një dënim i përjetshëm.
Menjëherë pas dënimit të tij, Weinstein u dërgua në spital mes shqetësimeve në lidhje me presionin e lartë të gjakut dhe problemeve të zemrës.
Ai konsiderohet person me risk të lartë nga për shkak të moshës, mbipeshës dhe kushteve të tjera mjekësore. Kujtojmë se para gjyqit, mbi 100 gra e akuzuan publikisht për ngacmim seksual duke nisur që nga prekje të padëshiruara e deri në përdhunim. (A2 Televizion)