
Pesë persona janë vënë në pranga nga policia pasi janë kapur duke transportuar 5 emigrantë në mënyrë të paligjshme.
Policia bën të ditur se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. G., 40 vjeç, S. Ç., 28 vjeçe, banues në Tiranë dhe Xh. R., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.
Shërbimet e Policisë, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin M. G., duke transportuar me mjetin tip "Benz", në të cilin ishte pasagjere 28-vjeçarja, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se i implikuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi Xh. R.
Gjithashtu po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç dhe shtetases E. G., 30 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët janë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit me mjetin tip "Volksëagen", me drejtues 30-vjeçarin, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. (A2 Televizion)