Koreja e Jugut është goditur nga një stuhi të ftohti, që sipas ekspertëve të meteorologjisë nuk kishte ndodhur prej më shumë se 30 vitesh.
Temperaturat kanë qenë disa gradë nën zero duke sjellë në këtë mënyrë dhe ngrirjen e lumit Han që kalon përmes kryeqytetit të Seulit.
Autoritetet në kryeqytet dhe shumë zona të tjera kanë paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes për shkak të rrugëve të ngrira dhe reshjeve të borës. (A2 Televizion)