I infektuar me koronavirus, burime pranë presidentit: 48 orët e ardhshme, më kritiket

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 18:54 | Bota
I infektuar me koronavirus, burime pranë presidentit: 48 orët e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u dërgua në spital disa orë më parë për shkak të koronavirusit dhe të rejat për shëndetin e tij janë duke u pritur me ankth nga miliona njerëz.

Të rejat e fundit pranë familjes së presidentit bëjnë me dije se të dhënat shëndetësore të 24 orëve të fundit të Trump ishin shqetësuese dhe për këtë arsye 48 orët e ardhshme janë vërtetë kritike.

Më herët doktori Sean Conley deklaroi në një konferencë për shtyp se gjendja shëndetësore e kreut të Shtëpisë së Bardhë është e mirë. “Presidenti nuk ka më temperaturë, vështirësi në frymëmarrje apo efekte të tjera nga infeksioni”, tha ai.

“Java e parë e Covid dhe në veçanti ditët 7-10 janë më kritiket për të përcaktuar ecurinë e sëmundjes. Në këtë momente ekipi është i kënaqur me progresin që presidenti ka bërë”, shtoi doktori Conley. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/02/infektimi-i-trump-me-covid-19-dhe-ndikimi-ne-zgjedhje-gazetarja-e-cnn-sjell-detaje-ne-a2/
https://a2news.com/2020/10/03/brenda-suites-presidenciale-ku-trump-do-te-trajtohet-me-remdesevir-dhe-antitrupa-eksperimentale/
https://a2news.com/2020/10/03/trump-u-nis-per-ne-spital-nuk-i-ndahet-valixhja-berthamore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos