I mbijeton minave serbe, Shaqir Kaloshi humb këmbët, por jo shpresën për të lëvizur

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 14:07 | Sociale
I mbijeton minave serbe, Shaqir Kaloshi humb këmbët, por jo

Ishte viti 1999 kur Shaqir Koloshi u plagos rëndë nga shpërthimi i minave. Sot, padiskutim ai është një nga të mbijetuarit e asaj kohe kur minat serbe në kufirin e Shqipëri-Kosovë kërcënonin jetë njerëzish.

Ai jeton në fshatin Zapod të Kukësit 30 km larg qytetit dhe i duhet të lëvizë herë pas here deri në Tiranë në kërkim të mbështetjes nga shteti apo dikush tjetër. Të dyja këmbët i ka të dëmtuara, të majtën të këputur poshtë gjurit e tjerën me shputën e përgjysmuar.

Është mjaft tronditëse kur mëson se prej vitesh ai i sajon vetë protezat me llamarinë dhe hekura, me dru dhe më lëkurë që të ngrihet për të lëvizur. Asnjë institucion nuk e ndihmon. Ai tregon se edhe trajtimi ekonomik nga shteti është vetëm 10 800 lekë si pension social, aq sa nuk i mjaftojnë as për biletë kur udhëton në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos