Një burrë rus ka rrahur një tjetër pervers, i cili i ngacmoi vajzën 15-vjeçare në ashensor.
Kamerat e sigurisë së ashensorit tregojnë momentin kur një 27-vjeçar përpiqet të puthë me dhunë të miturën. Menjëherë pasi ashensori hapet, vajza largohet, ndërkohë që vetëm disa sekonda më pas vjen babai i saj, i cili menjëherë godet me grusht perversin dhe e nxjerr nga ashensori.
27-vjeçari është arrestuar nga policia dhe pritet të akuzohet për “tentativë përdhunimi”. (A2 Televizion)