
I ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner ka zhvilluar një takim me paraardhësen e tij, Yuri Kim, tashmë në rolin e Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë. Takimi është zhilluar në Uashington DC, e ndërsa mësohet se në fokus të bisedës së tyre ka qenë marrëdhënia SHBA-Shqipëri dhe forcimi i bashkëpunimit mes 2 palëve.
“Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Ëisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, njofton Ambasada Amerikane.
Kim u largua nga Shqipëria në 26 qershor të këtij viti pas 3 viteve në vendin tonë. Në vendin e saj, Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar diplomatin David J. Kostelancik. Deri me ardhjen e Kostelancik, këtë detyrë e mban Wisner. (A2 Televizion)