I ngjan një resorti skish, komediani i famshëm nxjerr në shitje vilën madhështore

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 16:03 | Showbiz

Jerry Seinfeld ka nxjerrë në shitje vilën e tij në mal, 10 vite pasi tentativa e tij e parë për ta shitur nuk pati rezultat.

Komediani 66-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Jessica Seinfeld, kërkojnë gati 15 milionë dollarë për vilën dhe pronën prej 27 hektarësh ku ndodhet ajo. Kjo vilë ka 11 dhoma gjumi dhe 11 tualete.

Familja Seinfeld e bleu shtëpinë në vitin 2007 për 7,55 milionë dollarë. Në vitin 2011 u munduan ta shisnin për 18,3 milionë dollarë, por pas disa muajsh e hoqën nga lista e shitjeve.

Vila ka edhe një palestër, një studio për joga dhe 4 garazhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos