Jennifer Lopez gjithmonë e më seksi

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 13:20 | Showbiz

Jennifer Lopez postoi disa fotografi “të nxehta” në Instagram, ku shfaqej më në formë se kurrë.

Aktorja 51-vjeçare e Hustlers, shfaqej në një veshje që i linte pak vend imagjinatës dhe tregonte linjat trupore të Lopez.

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes lidhur me dyshimet se i ka dhënë fund fejesës me partnerin e asaj Alex Rodrigues. Megjithatë, në fillim të kësaj jave, çifti u pa duke u puthur me të në Republikën Dominikane, ku ajo tani është duke filmuar filmin Shotfun Wedding me Josh Duhamel.

Lidhja e tyre u bë publike në shkurt të vitit 2017 ndërsa dy vite më pas çifti shpalli fejesën në Bahamas. Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur disa herë për dasmën e tyre të shumëpritur, e cila u shty për shkak të pandemisë së Covid-19. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/13/ne-parajsen-tropikale-me-jennifer-lopez/

A2 CNN Livestream

Latest Videos