I përgjonte nga lart, protestuesit hedhin poshtë dronin në mënyrën e pabesueshme

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 15:03 | Lifestyle

Po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale pamjet nga protestat në Kili, ku protestuesit që survejohen nga një dron i policisë hakmerren duke “çmendur” pajisjen teknologjie falë një sistemi të paparë deri metani.

Me dhjetëra persona, ndoshta të koordinuar më parë, filluan të drejtojnë disa pajisje të vogla lazer drejt dronit. Fillimisht rryma e ardhur nga protestuesit nuk prodhoi asgjë. Por pas disa sekondash që lazeri ndiqte dronin, ku i fundit filloi të humbte trajektoren dhe më pas fillon të kryej një spirale që përfundon në...asfalt, me ulërimat e kënaqura të një pjese të madhe të personave në shesh.     

Po si ka mundësi që një pajisje e tillë, të turbullohet nga disa pajisje që kanë edhe fëmijët?  Ekspertët duke parë videon janë të ndarë. Disa thonë se ndoshta lazeri ka prishur kamerën e dronit, duke i penguar pilotit që e komandon në distancë të shohë se ku gjendet pajisja.  

https://a2news.com/2019/10/21/protestat-e-dhunshme-ne-kili-zgjatet-gjendja-e-emergjences/

Disa të tjerë mendojnë se nxehtësia e 30 ose 40 lazerave bashkë kanë “shkrirë” qarqet e pajisjes, por hipoteza duket e vështirë.

https://a2news.com/2019/10/28/vazhdojne-protestat-ne-kili-edhe-pas-shkarkimit-te-qeverise-presidenti-bie-ne-sondazhe/

Edhe pse në treg ekzistojnë pajisje lazer të fuqishme deri në 3000 milivat, që për pak sekonda mund të shpojnë një tullumbace, ato që duken në filmin nuk tejkalojnë 5 milivatët, dhe do të duheshin orë për të krijuar nxehtësinë e duhur.

Mbetet një hipotezë e tretë. Dronit i ka mbaruar bateria, mundësia më reale, por edhe ajo më pak e lavdishmja për protestuesit kilianë.

https://a2news.com/2019/11/09/kili-protestuesit-bastisin-kishat-dhe-djegin-statujat-e-jezusit/

Në Kili protestat vijojnë nga tetori i këtij viti, pas vendimit të Qeverisë për të rritur çmimin e biletave të mjeteve publike, që u shndërrua në një revoltë anti-sistem shpesh herë e dhunshme.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos