
PSG siguroi 3 pikët e para të sezonit në kampionatin francez. Skuadra e Mauricio Pochettino fitoi 2-1 me përmbysje në transfertë, përballë Troyes, me golat e dy ish-futbollistëve të Interit, Mauro Icardi dhe Achraf Hakimi.
Parisienëve iu desh të përmbysnin avantazhin e shpejtë të vendasve, që shënuan që në minutën e 9, dhe diçka të tillë e bënë edhe pa praninë e blerjeve të reja, Donnarumma apo Sergio Ramos.
Paris nis kështu betejën për rikthimin në fronin e futbollit francez, ndërsa nga dita në ditë pret mbylljen e marrëveshjes për të afruar edhe yllin argjentinas, Leo Messi. (A2 Televizion)