I pirë në timon, policia e ndal duke i përplasur makinën

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 17:58 | Aktualitet

Një video që vjen nga Kalifornia, tregon momentin kur një person i dehur, i cili po ngiste në mënyrë të rrezikshme makinën, ndalohet më në fund, pas dy orësh ndjekjeje, nga policia. Pasi i ishte afruar mjaftueshëm, makina e policisë godet mjetin tip Mitsubishi nga pas, duke bërë që të rrotullohet në mes të rrugës e më pas të përfundojë në bar. Edhe pse mjeti ndaloi u desh ndërhyrje e disa efektivëve që shoferi i dehur më në fund të dorëzohej dhe t’i viheshin prangat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos