I shkaktoi makthe fëmijës, shkarkohet nga puna edukatori

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 18:02 | Lifestyle

Një edukator kopshti i mbuluar në të gjithë trupin me tatuazhe, madje që ka kthyer dhe pjesën e bardhë të syrit në të zezë, përmes një operacioni, deklaroi në media se iu ndalua të jepte mësim në një kopsht francez pasi një nga prindërit u ankua se fëmija e tij kishte frikë prej tij.

Sylvain Helaine jepte mësim në shkollën fillore “Docteur Morere” në Palaiseau përpara se prindërit e një 3-vjeçari të ankoheshin vitin e shkuar tek autoritetet arsimore, ku u shprehën se djali i tyre kishte makthe natën pasi pa për herë të parë mësuesin.

Autoritetet tashmë kanë vendosur që 35-vjeçari, i konsideruar dhe francezi me më shumë tatuazhe mund të japë mësim për fëmijët mbi 6 vjeç.

Helaine ka lindur në Paris dhe tatuazhin e parë e realizoi në moshën 27-vjeçare. Që nga ajo kohë ai ka shpenzuar mbi 40 mijë euro për të mbushur trupin e tij me piktura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos