Përkthime, shpikje, receta, homazhe: Origjina e disa prej markave më të famshme

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 23:38 | Lifestyle

I blejmë, i përdorim, shpeshherë i ëndërrojmë, por shpeshherë nuk dimë origjinën e emrave të tyre.

Bëhet fjalë për emrat e disa prej sipërmarrjeve më të rëndësishme në botë, aq ikonike saqë disa prej tyre kanë hyrë në fjalorë.

Por shpeshherë, origjina e një fjalë që përcjell sukses dhe para pafund, asociohet me evente të veçanta, kurioze, dhe shpeshherë krejtësisht rastësore.

Të gjithë pak a shumë e dinë që Nike është emër që lidhet me perëndeshën e antikitetit grek, ku flatrat e fitores janë të stilizuara edhe në logon e kompanisë së njohur të veshjeve sportive.

Janë më pak ato që dinë origjinën e rivalit të madh të Nike, gjermania Adidas. Nuk janë pak ata që besojnë historinë që thotë që emri është akronimi i fjalisë “All Day I Dream About Soccer” (Çdo ditë ëndërrojë për futbollin). Por fansat e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos mund të zhgënjehen nga fakti që origjina e emrit është tepër e thjeshtë, praktikisht është firma e krijuesit të saj Adolf Dasler, që të gjithë thërrisnin Adi.

Nga emri i krijuesit vjen edhe emri i kompanisë automobilistike Audi. Themeluesit August Horch, iu sugjerua të përkthente në latinisht mbiemrin e tij, që në gjermanisht është i përafërt me fjalën “horën”, që do të thotë “dëgjo”, dhe që në latinisht përkthehet pikërisht “audi”.

Disa emra nuk do të thonë asgjë, edhe pse tingëllojnë ndryshe. Një shembull është gjiganti i akulloreve, Häagen-Dasz. Shumë mendojnë se kompania është një mrekulli daneze, por në fakt jo vetëm është shpikur nga një polak me origjinë hebraike, por vetë fjala nuk do të thotë asgjë në danisht. Arsyeja e emrit kishte në të vërtetë një histori të dhimbshme dhe është gjithsesi një homazh për Danimarkën.

“Danimarka ishte një shtet që gjatë Luftës së Dytë Botërore i ka shpëtuar hebrenjtë, prandaj shpika këtë emër. Por fjala nuk do të thotë asgjë, vetëm tingëllon si daneze”, ka rrëfyer vite më parë CEO i kompanisë, Reuben Mattus.

Nga ana tjetër Zara, një nga firmat më të njohura të veshjeve, emrin e saj e ka ndryshuar me shpejtësi. Themeluesi Amancio Ortega e kishte regjistruar si Zorba, nga filmi i njohur i viteve ’60, por dyqani i parë në La Korunja ishte jo larg një restoranti që quhej pikërisht Zorba dhe Ortega për mos shqetësuar komshinjtë e ndryshojë në diçka të ngjashme. Nuk i shkoi aq keq.

Ndërkohë që origjina e emrit Coca Cola është tashmë legjendare dhe misterioze, rivalja e saj e përjetshme Pepsi ka një domethënie shumë më të qartë.

Farmacisti Caleb Davis Bradham shpiku një pije me bazë uji, sheqeri, karameli dhe limoni që e quajti “Pepsi Cola” , nga fjala dispepsia, që tregon vështirësinë e tretjes.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos