Disa nga krimet më misterioze në historinë e njerëzimit, autorët e të cilëve vazhdojnë të jenë të lirë. (A2 Televizion)

Vrasësi i Zodiakut - Firmoste me këtë emër dhe i dërgoi letra shtypit ku thoshte se kishte vrarë 37 persona në San Francisko. 
Vrasësi i Parkut Kolonial - Vrau të paktën 8 persona pranë Parkut Kolonial në Virxhinia në fund të viteve '80. 
Fantazma i autostradës - Në vitet 1971 dhe 1972, 6 vajza afroamerikane u zhdukën në Uashington. Në njërën prej tyre u gjet një shënim: "Do të pranoj gjithçka kur të më kapni... nëse do të më kapni ndonjëherë". 
Burri i birrës - Vrau 6 persona në Indi në vitet 2006 dhe 2007. Viktimave u linte pranë një shishe birrë. 
Vrasësi i Long Island - Ishte aktiv për 20 vite, nga 1993 në 2013, mendohet se ka vrarë 17 punëtorë seksi. 
Vrasësi i makinetës - Ky vrasës fuste helm në pijet e makinetave dhe në vitin 1985 shkaktoi 12 viktima në Japoni. 
Vrasësi i Autostradës së Lotëve - 16 femra u zhdukën në Kanada nga viti 1969 deri në vitin 2011. Të gjitha u rrëmbyen duke bërë autostop dhe më pas u vranë. 
Vrasësi i I-70 - Një nga kriminelët më të kërkuar në SHBA. Ka vrarë me armë zjarri 9 persona në Teksas, Indiana, Misuri dhe Kansas. 
Njeriu prej guri - Ka vrarë duke goditur me gur në kokë 13 të pastrehë në Indi, kur ata po flinin. 
Përbindëshi i Firences - Ka vrarë 8 çifte nga viti 1969 deri në vitin 1985. Sulmonte të rinjtë kur ata ishin duke bërë dashuri brenda makinës.
Galeria fotografike ( )