Vrau kunatin, Klajdi Shundi kërkon të lirohet nga paraburgimi

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 11:33 | Kronikë
Vrau kunatin, Klajdi Shundi kërkon të lirohet nga paraburgimi

Klajdi Shundi, 34-vjeçari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij, kërkon të lirohet nga paraburgimi. Shundi ka ankimuar në Apel masën e sigurisë "arrest në burg".

Ngjarja ku u vra me thikë Vladimir Zvezhda ndodhi në orët e para të datës 1 janar në rrugën “5 Maji”.

34-vjeçari ka pretenduar se nuk mban mend se si ka ndodhur ngjarja, për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” për Klajdi Shundin, më 3 janar. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të kunatit të tij në orët e para të vitit 2021, teksa ishte në gjendje të dehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos