10 vjet nga protesta e 21 janarit, policia kërkon rihapjen e hetimeve

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 18:40 | Kronikë
10 vjet nga protesta e 21 janarit, policia kërkon rihapjen e hetimeve

Policia e Tiranës i kërkon Prokurorisë së kryeqytetit rifillimin e hetimeve për dosjen "21 janari". Shkresa e Policisë ka mbërritur në prokurori pak minuta pas orës 16:00.

Policia i kërkon prokurorisë kryerjen e riekspertimeve teknike dhe ripyetjen e dëshmitarëve.

Në ditët në vijim do të merret në shqyrtim nga prokuroria, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen kushtet e nevojshme ligjore për rihetim.

Rifillimi i hetimeve për 21 janarin, vetëm një ditë para 10 vjetorit të kësaj ngjarje ku humbën jetën 4 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos