I shpenguar dhe me veshje jo formale, Putin viziton Krimenë në 9 vjetorin e aneksimit

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 17:55 | Bota

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në Krime për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit nga Moska.

Vizita u transmetua nga mediat kryesore ruse, ku shfaqej kreu i Kremlinit, i shoqëruar nga guvernatori i Sevastopol, Mikhail Razvozhayev duke vizituar disa institucione për fëmijë.

Putin, i veshur joformalisht me një triko blu dhe pantallona të errëta, vizitoi gjithashtu një shkollë arti si dhe portin ku ndodhet flota ruse.

Vizita e presidentit vjen një ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​një urdhër për arrestimin e tij me akuza për krime lufte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos